Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se aksioni opozitar do të vazhdojë dhe largimi i kryeministrit Edi Rama mbetet kusht për shqiptarët.
Deklarata u bë pas takimit të Kryemadhit me kryetarin e opozitës Lulzim Basha në selinë e PD-së. “Më 30 qershor u vërtetua se shqiptarët nuk e duan Ramën”, theksoi Kryemadhi.