BallinaAktualitetLibri i ri/Fevziu: Kemi një Parlament ku të zë tmerri. Mallkimi që...

Libri i ri/Fevziu: Kemi një Parlament ku të zë tmerri. Mallkimi që i ndodhi Ramës. Meta i paparashikueshëm. Ku gaboi opozita

spot_img
spot_img

Gazetari Blendi Fevziu mendon se djegia e mandateve nga ana e opozitës ka qenë e gabuar, ndërsa shton se aktualisht janë dhënë mesazhe se në zgjedhje mund të hyhet edhe me Edi Ramën kryeministër.IMG-20190905-WA0001Fevziu thekson se Shqipëria nuk do të jetë kurrë stabël pa zhvilluar zgjedhje të ndershme.

Fevziu ndalet edhe tek mesazhet e Presidentit Ilir Meta gjatë kësaj vere dhe hyrjen e personave me precedentë kriminalë në Parlament dhe së fundmi në drejtimin e bashkive.

Gjithashtu, Fevziu flet edhe për liderin e PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë një forumi në UET, Fevziu ka zbuluar edhe librin e ri “Tirona e nones”.

Pjesë nga deklaratat:

Fevziu: Unë pashë dje një lajm, një deklaratë të Palokës por nuk jam shumë i sigurt pasi e kam lexaur kalimthi në mënyrë të shpejt, që thoshte zgjedhjen e 30 Qershorit janë nul, zgjedhjeet të reja në pranverë, pavarësisht nëse rri apo jo Rama, të atillë e kuptova unë nga leximi i lajmit, po duhet parë në kontekst. Po me aq sa  pashë unë kjo tregon një qëndrim të ri të opozitës, nga ai që nuk ka zgjedhje me Ramës, tregon  që përgatitet për zgjedhje duke menduar vjeshtën si mundësia më e mirë për të rikuperuar çështjen e daljes nga parlamenti. Nëse më pyet mua personalisht unë mendoj që lënia mandateve ka qenë veprim i gabuar, sepse mendoj që opozita sidomos me publikimin e përgjimeve të zgjedhjeve do ishte shumë herë më e fuqishme nëse do të bënte një aksion opozitar brenda parlamentit duke kërcënuar me mos hyrje në zgjedhje.

Por jo në këtë mënyrë, por duke kërcënuar derisa të plotësoheshin rregullat bazë. Ndoshta djegia e mandateve ishte një veprim që  u kalkulua duke menduar që kundërshtari do të dorëzohej më shpejt, ose ndoshta ishte një veprim i nxituar. Sepse ose dorëzon mandatet dhe sillesh si një forcë jashtë politike, ose qëndron në parlament dhe ndjek rrugën parlamentare të denoncimeve dhe agresive. Këtu kishte një kontradiktë, nëse ti del nga parlamenti dhe pastaj nuk e njeh jetën parlamentare, nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale, nuk mund të thuash shiko se do i tërheq njerëzit e mi nuk do bëj rrëmujë… s’qëndron.

Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që s’do të kemi kurrë një Shqipëri stabël pa patur zgjedhje të pranuara nga të gjitha palët dhe të ndershme. Ne duhet t’i japim fund kësaj historie, është 20 vjet që ky vend nuk pranon zgjedhjet. Nuk ka rëndësi cila palë vjen, të gjitha, në një mënyrë ose në një tjetër kanë patur të drejtë për pretendimet e tyre. Nuk është i vleshëm ai justifikimi që kshu ndodh në të gjithë botën. Shqipëria duhet të mësohet të bëjë zgjedhje dhe e fundit, Shqipëria duhet t’i japë fund pranisë së banditëve dhe njerëzve problematikë, në jetën publike dhe sidomos atë të vendimmarrjes.

Sot ke një parlament në të cilin të zë tmerri, dhe ai i mëparshmi, që të zë tmerri çfarë formimi kanë. Përfshirja në politikë e njerëzve me precedentë penalë, e njerëzve problematikë për shoqërinë, është modeli më i keq që mund t’i japësh sot të rinjve, studetëve.
Unë di që çdo prind i thotë fëmijës, shkollohu, mëso, ec përpara se nuk ka rrugë tjetër veç shkollimit për të ecur përpara, ndërsa sot fëmija mund të të thotë që jo, qenka kjo rruga tjetër, e cila jep rezultate më shpejt dhe më të suksesshme. Kështu që pa u ndarë nga kjo periudhë për mua e errët, e historisë 30 cvjeçare post-komuniste, ne do kemi probleme të vazhueshme.

Mendoni që z. Basha është kandidati i duhur i opozitës, për t’u bërë Kryeministër?

Opozita kandidatin për Kryeministër e zgjedh vetë, s’mund të ndikojë askush. Basha ka fituar zgjedhjet, Basha mund të ketë shumë difekte, unë mendoj që ka shumë probleme por nuk është se brenda partisë demokratike unë shoh ndonjë kandidat tjetër brilant që ka mbetur në hije.

Të vetmet mesazhe politike gjatë verës kanë qenë ato të presidentit Meta, a mendoni që ai duhet të japë dorëheqjen nga ky post dhe të rikthehet në politikë?

Ilir Meta është moshatari im, kemi qenë në shkollë bashkë. Meta është ndër personazhet pak më të vështirë për t’u lexuar sepse në jetën e tij politike ka treguar momente të çuditshëm, jo të uljeve dhe ngritjeve që janë karakteristike të politikanëve, por dhe një stil të çuditshëm të përqasjes ndaj fenomeneve. Ka bërë dorëheqje spektakolare kur nuk ka qenë e nevojshme, është rikthyer kur është dukur e pamundur. Në këto ditët e fundit, duhet të jesh Edi Rama që të kuptosh çfarë do të thotë Ilir Meta. Sepse shumica e mesazheve që komunikon Presidenti janë mesazhe për Ramën, kështu që s’di çfarë të them çfarë do të thotë dhe çfarë jo. Herë më duket sikur do të negociojë, herë sikur do të mbrojë pozitat e veta, herë sikur ka kalkuluar gabim, por kjo është gjithmonë analizë.. nuk është inforamcion, që opozita të ketë menduar se Rama do të tërhiqet si në rastin e çadrës, do gjejë një marrëveshje. Ndoshta Rama nuk u tërhoq e kjo mund të jetë një miscalculating, mund të jetë e kundërta që ata realisht kanë menduar që do ta rrëzonin po se kanë arritur këtë moment. Po duhet të kemi parasysh dhe një gjë, kur dikush është një hap përpara tjetrit, duket sikur është fitimtar, zakonisht kostoja është e përgjithshme. Të njëjtën kosto që ka marrë opozita që është shumë e rrezikshme, një kosto edhe më të madhe merr qeverisja e vendit në atë që ka ndodhur dhe një kosto të përbashkët edhe më të madhe merr Shqipëria.

Ne kemi qenë në vitin 2001 përpara Kroacisë në rrugën integruese të BE, sot Kroacia është anëtar i BE. Ne në vitin ’95 Shqipëria ka qenë në mënyrë absolute me Rumaninë dhe Bullgarisë, dhe ne duhet të ishim pranuar anëtarë të BE në 2007, por ndodhi ’97. Ne kemi qenë gati për firmosjen e marrëveshjes së asocimit në ’96.

Nëse më pyet mua sot kosto ka e gjithë Shqipëria. Nëse dikush gëzoi se po humb opozita apo qeveria dihet që është pak se ai perifrazimi që Heminguej i bën, thotë mos pyesni kurrë për kë bie këmbana se këmbana që bie për dikë natyrisht bie dhe për ju.

U bë 6 vjet që Rama është në krye të qeverisë, me këtë lloj bilanci a mendoni se mund ta mbyllë këtë mandat të dytë?

Mendoj që Rama ka patur probleme shumë të mëdha që në mandatin e parë të qeverisjes. Gjë që qeverive nuk iu shfaqen dukshëm në mandatin e parë, në mandatin e dytë, është një mandatë që më shumë se sa të qeverisë ka ndenjur për të balancuar goditjet politike dhe mediatike që ka marrë. Një pjesë e mandatit shkoi për të sqaruar çështjen e Saimir Tahirit, një pjesë për çështjen e Babales, Fatmirë Xhafës, tenderin e Unazës së re, së fundmi dalja e opozitës nga parlamenti. Jo të gjitha varen nga nga qeveria por problemi është që kjo qeveri nuk ka diktuar një axhendë të sajën. Rama në zgjedhjet e 2017 ka fituar me tepsinë dhe tenxheren pa bërë asnjë premtim elektoral. Nëse ti sot bën një shikim të premtive elektorale, siç na ndodhi në 2017, që ne morëm çfarë kishte premtuar në fushatë dhe çfarë kishte bërë, ti sot nuk i gjen asnjë premtim. Ishte një fushatë folklorike që më shumë u mbështet tek gallata, tek tepsia, timoni, batutat folklorike, sesa ke premtimet apo program i mirëfilltë. Sot asnjë nga ju nuk mund të thotë çfarë ka premtuar qeveria. Kjo e bën shumë të vështirë kërkimin e llogarisë. Është një ngërç që zakonisht është një mallkim i mandatit të dytë, ndodh shpesh me gjithë kryeministrat, por ky e ka tejkaluar, i ka ndodhur përpara Ramës, që në fillimet e veta. Është një histori e mbushur me problematika të çuditshme që zakonisht i sjellin njerëzit me probleme. Është një baladë e Gëtes, që shkon për të mbushur ujë në lumë, e nuk i ngre dot gjymat ndaj thërret xhindet. Xhindet i morën gjymat, i çuan në shtëpi po pastaj nuk dilnin më prej saj. Kjo është edhe historia e të fortëve që ti i thërret, i fut në Parlament e pastaj ata të krijojnë çdo ditë nga një historia të re, që ti duhet të justifikosh historitë e tyre dhe nuk arrin do të kesh axhendën tënde normale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular