Pas deklaratës së bërë nga Prokuroria e Përgjithshme, lidhur me çështjen e Agim Kjamaku, ka reaguar Posta Shqiptare.
Reagimi i Postës Shqiptare;
Duke marrë shkas nga publikimet në media në lidhje me njoftimin e dalë nga Prokuroria e Përgjithshme për rastin e z. Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, sqarojmë se :
Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme.
Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës).
Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash.
Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë.
Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra:
Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës.
Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë.