BallinaKronikeProstituta shqiptare sulmohet me acid në Itali

Prostituta shqiptare sulmohet me acid në Itali

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë me protagoniste kryesore një prostitutë shqiptare ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali. Gruaja punonte si prostitutë rruge në afërsi të zonës industriale të qytezës Trezzano sul Naviglio në provincën e Milanos.

Ajo ka rrëfyer në polici se dy persona të maskuar dhe që udhëtonin me motor i kanë hedhur acid në fytyrë. Prostituta shtoi se ka ndjerë djegie e dhimbje në fytyrë e në gjoks, duke kërkuar kështu edhe ndihmën e autoriteteve, shkruajnë mediat në Itali.

  • foto galeri
  • foto galeri

Hetimet e para kanë zbardhur se substanca e lëngshme është me përmbajtje acidi e se motivi mund të ketë lidhje me botën e trafikut të prostitucionit e kontrollit të territorit. 39 vjeçarja shqiptare ka plagë të rënda, djegie në fytyrë e trup, por për fat acidi nuk i ka prekur sytë.

Policia italiane tha se agresorët kanë vepruar në një siguri të plotë dhe se objektiv i sulmit ka qenë pikërisht e reja nga Shqipëria. Policia italiane ka sekuestruar kamerat sigurisë në rrugë për t’u ndihmuar në zbardhjen e 2 autorëve. 39 vjeçarja shqiptare është banuese në provincën e Pavezes e punonte prej vitesh si prostitutë në territorin mes komunave Vigevanese a Trezzano.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular