Një histori suksesi është për kryeministrin Rama ndërveprimi e qytetarëve me qeverinë përmes platformës online “Bashkëqeverisja”. Në takimin e përjavshëm me qytetarët, Rama apeloi ata të mos joshe nga ideja se duke dhënë rryshfet do të zgjidhin problemet e tyre por të aplikojnë në platformën shqipëria që duam.al.
“Qëkurse erdhëm në qeveri shumë erdhën te selia prisnin aty dhe nuk zgjidhnin ndonjë gjë duke vendosur vajzat e PC në dispozicion të qytetarëve pa i pyetur cfarë tesere kanë. plus depuetët kanë në dispozicion një staf të vogël për qytetarët, po kështu në zyrat e postët ku bëhet shërbim ka një PC në dispozicion për t’iu drjtuar platformës. Platforma nuk ka limit territorial mund të aksesohet nga kushdo që ka një kartë identiteti të Shqipërisë. Platforma është reale ndihmon njerëz që s’kanë njohje, s’kanë parti e kanale të tjera, dhe nuk duan ose s’kanë mundësi të kalojnë përmes rrugëve të errëta ku i josh një pjesë e administratë duke i kërkuar rryshfet” u shpreh Rama.
Ndërsa prezantoi rastin e saj, i cili kishte marrë zgjidhje për platformës së bashkëqeverisjes, një prej qytetarëve nuk i kurseu fjalët për kreun e qeverisë, duke i thënë se e ka si djalin e saj.