BallinaAktualitet“30 qershori, lojë kalamajsh”, Salianji paralajmëron protesta të papërballueshme për qeverinë

“30 qershori, lojë kalamajsh”, Salianji paralajmëron protesta të papërballueshme për qeverinë

spot_img
spot_img

Një ditë pasi OSBE-ODIHR doli me raport final për zgjedhjet e 30 qershorit, spektri politik ka nisur menjëherë akuzat e ndërsjella. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24 pohoi se të dhënat e raportit vranë përfundimisht zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa shtoi se ato ishin tërësisht moniste.

Sipas tij, të dhënat e raportit të OSBE –ODIHR duhen konsideruar si një fillim që do t’i shërbejë zgjidhjes së situatës politike. Ai tha se opozita do të vijojë rezistencën dhe protestat e saj do të jenë “rezistente dhe të papërballueshme” për qeverinë e drejtuar nga kryeministri, Edi Rama.

“Raporti i OSBE  ka vrarë votimet moniste. Të gjitha gjetjet e OSBE-ODIHR konfirmojnë atë që kemi thënë ne gjatë gjithë kohës. Dekreti i Metës nuk u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese. Të gjitha elementët e raportit e tregojnë se nuk ka patur as votime dhe as zgjedhje, por thjesht një lojë kalamajsh. Të gjitha institucionet e tjera janë rrënuar, përveç institucionit të Presidencës. Faktin që gjyqtarët ishin nën vetting i ka vendosur për të marrë vendime të njëanshme në mbështetje të PS.

E vetmja gjë që do të ndodh pas raportit, të çon në zgjidhjen politike të situatës dhe me zgjedhje të parakohshme, natyrisht jo me këtë qeveri. Nuk mund të shkohet me këtë qeveri që trysnon dhe vjedh. Ne jemi në një strategji të vetme të nisur me 16 shkurt për të çmontuar të gjithë keqqeverisjen e Ramës.

Ne i lamë karriget tona për të ndërtuar një sistem që kthen qeverisjen tek qytetarët dhe tek njerëzit. E kemi vijuar edhe në gusht dhe këtë do ta vijojmë edhe në shtator dhe kjo do ta zgjidhë krizën në mënyrën politike. Protesta do të jenë në varësisë të saj që do marrë vendim PD, por e sigurt është se do të jenë masive. Ne do të jemi kudo me protesta dhe e ritheksoj protesta rezistencë dhe të papërballueshme në kuptimin e numrave dhe masivitetit”- tha Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular