Ndërron jetë në spitalin e Prishtinës një prej të plagosurve në ngjarjen e sotme.
“Po, ka vdekur personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rendë nuk ka arritur të mbijetojë”, ka thënë për Experess, Shpend Fazliu nga QKUK.
Ai ka treguar se personi i vdekur është M. Rafuna.
Katër persona u qëlluan me breshëri kallashnikovi pasditen e sotme në Prishtinë.
Njëri prej të cilëve humbi jetën sapo u transportua në spital, ndërsa edhe dy të plagosurit e tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.