Një sherr mes dy të rinjve i ka kushtuar jetën njërit prej tyre, pasi është qëlluar me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulqizë.
Mësohet se viktimë ka ngelur një 20-vjeccar, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ndërkohë, pak pas krimit, autori, shtetasi me inicialet F.K., 22 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia po punon për kapjen e tij si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.