Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ne 15-vjetorin e themelimit të kësaj partie hodhi akuza të forta ndaj qeverisë Edi Rama , ndërsa tha se Rilindja ka shkatërruar ekonominë e qytetarëve. Sipas saj, sot Shqipëria është zbarazur si rezultat i pabarazive sociale, ku shtoi se të rinjtë e të rejat kanë marrë rrugën e emigrimit në kërkim të shpresës.
“Duke komentuar zgjedhjet e 30 qershorit, Kryemadhi theksoi se qytetarët i dhanë të drejtë opozitës pasi 80% e tyre braktisën duke mos marrë pjesë në kutitë e votimit. Për ne mbetet parësore Kthimi i besimit tek Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët. Sot bota politike, intelektuale dhe akademike, nga vendi më i vogël i rruzullit e deri tek më i madhi, po diskuton e debaton një problem të mprehtë, që në Shqiperi, fatkeqesisht për kushtet dhe veçoritë dhe sidomos në këto vitet e regjimit të Rilindjes, nuk është thjesht një problem, por një dramë që po shkatërron këtë vend. Që ka mpirë shoqerinë dhe po i çon djemtë dhe vajzat tona gjithnjë e më shumë larg Shqipërisë. E kam fjalën për thellimin e polarizimit të shoqërisë sone dhe pabarazisë në të.
Ky problem i kanalizuar në ideologji të ndryshme,në botë trajtohet si fenomen social dhe politik. Për fat të keq në Shqipëri ky është thjesht dhe vetëm problem një i vetëm dhe ka të bëjë me vjedhjen e pronës publike dhe tenderimin e ekonomisë në duart e pak njerëzve të afërt me pushtetin.Asgjë më shumë se një vjedhje flagrante me një plan të mirëmenduar.
Nuk është rastësi, as kapitalizëm e as demokraci, fakti që vendi ka mbetur për një periudhë të gjatë pa gjykata. Nuk është as rastësi kapitalizem dhe as demokraci ligji për kadastrat: nuk ishte rastesi e as formë e kapitalizmit madje as demokraci ligji për kthimin e devidentit. Ku rimbushen xhepat e atyre qe I kanë plot:
S’mund te quajmë rastësi, kapitalizëm apo demokraci grabitjen e tokës së teatrit me ligj të posaçëm dhe me vota deputetësh pa dinjitet: Në ç’vend të botës ndodh që ligji të burgosë një familjar të papunë që nuk paguan dot faturën e energjisë elektrike dhe nuk guxon të gjykojë ata që në flagrancë janë kapur duke vjedhur, shitur dhe blerë votën? Sot me shumë se kurrë, e ritheksoj se prej regjimit kriminal dhe oligarkik të Rilindjes, ne kemi, nga njëra anë një grusht njerëzish që me tender e pa tender po pasurohen me shpejtësi duke grabitur pasuritë e shqiptarëve të cilët nuk përbejnë më shumë se 1 % të tyre, dhe nga ana tjetër, mbi 80 % të shqiptarëve të braktisur, të zhytur në varfëri që luftojnë tu mbijetojnë sfidave të këtij realiteti”-tha Kryemadhi.