BallinaAktualitetBardhi: Për herë të parë OSBE - ODIHR tha se zgjedhjet s’...

Bardhi: Për herë të parë OSBE – ODIHR tha se zgjedhjet s’ ishin demokratike

spot_img
spot_img

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ministrit në detyrë, Gent Cakaj, i cili tha se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit kritikonte më shumë opozitën.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se nuk është përgjegjësi e opozitës pse KQZ ka shkelur ligjin, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor ishin nën presionin e qeverisë apo pse punonjësit e administratës u shantazhuan.

“Për herë të parë në historinë e vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR nuk specifikohet që zgjedhjet ishin demokratike. Për herë të parë specifikohet se veprime dhe sjellje të qeverisë, institucioneve të tjera përfshi gjykatën dhe prokurorinë, kanë qenë tërësisht në kundërshtim me ligjin. Për këtë nuk mund të jetë përgjegjëse opozita. Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi pse KQZ ka shkelur ligjet e shtetit, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë qenë nën presionin e qeverisë, pse punonjësit e administratës u shantazhuan dhe kërcënuan. Raporti skanon të gjithë shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama”, tha Bardhi.

Më tej ai u shpreh se “opozita kërkon vetëm dënim të kriminelëve, siç dëshmuan dosjet “184” dhe “339”. Rama jo vetëm që nuk është distancuar nga hajdutët e zgjedhjeve, por kryehajdutin e Dibrës e ka marrë në mbrojtje, duke e bërë kryetar të komisionit për reformën zgjedhore. Raporti nuk mund të ketë qenë më shumë për opozitën, siç u shpreh zëdhënësi i Ramës, pasi raporti nuk është për të monitoruar opozitën. Raporti nuk ka nevojë për interpretime, është i qartë dhe evidenton qartësisht përgjegjësinë e qeverisë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular