BallinaKryesoreGrup i ‘hekurt’/ Holanda mes drithërimave mposht Gjermaninë

Grup i ‘hekurt’/ Holanda mes drithërimave mposht Gjermaninë

spot_img
spot_img

Një ndeshje e “çmendur” dhe dramatike u zhvillua në “Volksparkstadion” të Hamburgut.

“Tulipanët” morën një fitore me përmbysje 4-2 përballë Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020.

Serinë e golave në këtë përballje e hapi anësori i Gjermanisë, Serge Gnabry, kur po luhej minuta e 9’ e takimit.

Pjesa e parë u mbyll me vetëm këtë gol të shënuar, ndërsa në fraksionin e dytë ndodh përmbysja duke u shënuar në total edhe 5 gola të tjerë.

Ishte fillimisht mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong, ai që barazoi rezultatin në 1-1, kur luhej minuta e 59’e takimit.

Në minutën e 59’ ishte De Jong i cili shënon një gol të bukur për të bërë inekzistente mbrojtjen e “Panzerave”,

Ylli i Barcelonës me një prekje “magjike” driblon bukur kundërshtarin dhe më pas me të djathtën e tij mposht, Manuel Neuerin.

Kurse, në minutën e 66’, Jonathan Tah shënoi në portën e tij duke i dhënë avantazhin përfaqësueses mike.

Gjermania e Low reagoi shumë shpejtë dhe riktheu përsëri balancat në lojë, duke barazuar nga penalltia me anë të Toni Kroos. Por, drama nuk morri fund këtu.

Holanda shënoi edhe dy herë të tjera me anë të debutuesit Donyell Malen (79’) dhe Gini Wijnaldum (91’).

Pas kësaj ndeshje, Holanda e Ronald Koeman grumbullon 6 pikë në tri ndeshje, kurse Gjermania ka 9 pikë pas 4 ndeshjeve të luajtura.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular