Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për votimet e 30 qershorit ka frymëzuar artistin Bujar Kapexhiu për të krijuar karikaturën e rradhës.
Nën titullin “Të papranueshme”, Kapexhiu shfaq në punimin e tij më të fundit shefen e Andrey Glover duke grisur 30 qershorin, me idenë e pavlefshmërisë së tyre, kryeministrin Edi Rama të mërzitur nga raporti dhe liderin e opozitës Lulzim Basha duke duartrokitur.
Për herë të parë në historinë e saj si organizatë, OSBE-ODIHR është detyruar të mbajë një raport unik: raport për zgjedhje që edhe vetë i ka konsideruar të jashtëligjshme. Dhe këtë e ka bërë për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019.
Karikatura botuar në Mapo.al: