BallinaAktualitetVIDEO/ ‘Mbaje fort zorrën more!’ Vlora pa gjumë nga ulërimat, lahet bulevardi...

VIDEO/ ‘Mbaje fort zorrën more!’ Vlora pa gjumë nga ulërimat, lahet bulevardi se do të vijë Rama!

spot_img
spot_img

Qytetarët e Vlorës s’kanë mbyllur dot sy natën e kaluar, nga kantieri i pastrimit që ishte ngritur në mes të natës në bulevard. Punëtorë me pompa me presion dhe zorra uji për tërë natën kanë larë pllakat sepse ishin njoftuar se do të vinte kryeministri për t’i përuruar. Drejtorët e tyre po ashtu pa gjumë, u rrinin sipër kokës me pompën e presionin psikologjik.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka dënuar këtë punë skllavëruese të detyruar në funksion të fasadave shkëlqyese të kryeministrit. Në mesazhin e tij, krahas videos nga qytetari denoncuese, Berisha është shprehur:

“Punëtorët si skllevër lajnë gjithë natën bulevardin e Vlorës se e inauguron nesër Edvin Mafia, i cili i shkatërroi trafikun qytetit të Vlorës njëlloj si me sheshin e rrasave të gurit, tashmë të thyera e çara, në qendër të Tiranës! Lexoni denoncimin e qytetarit te revoltuar dixhital dhe shikoni videon e dërguar mbrëmë.”

Mirëmbrëma zoti Sali.Shikoni është mezi i natës. Ta shikojë i gjithë mileti se çfarë po bëjnë në bulevardin e Vlorës, po e lajnë se do vijë i çmenduri i vendit tonë për të inaguruar punimet.Mirë bëjnë që po lajnë e po pastrojnë, mos të bëhemi egoistë, por jo me frikë, por jo vetëm 50 metra.Ne s’jemi budallenj. Fillojnë e lajnë nga këmbët Vlorën, se është pisllëk gjithandej, s’dinë nga ta kapin zorrën e tubos, po punojnë me ulërima nga frika punëtorët e shkretë se u kanë dhënë urdhër, ndërsa për ne si popull s’japin urdhra, le ta hamë pisllëkun.Po këta duhen varur në Shesh të Flamurit, duhen tërhequr zvarrë se po bëjnë si u do by… e vet Vjedhin vet, komandojnë vet, intrigojnë saqë lajnë natën se do të vijnë intrigantët mos bëhen pis. Tallen me ne popullin e shkretë. Kaq kisha, flm.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular