BallinaKryesoreEleminatoret e Europianit 2020, Kosova triumfon 2-1 ndaj Çekisë, kryeson në grupin...

Eleminatoret e Europianit 2020, Kosova triumfon 2-1 ndaj Çekisë, kryeson në grupin A

spot_img
spot_img

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nuk thyhet as kundër Çekisë. “Dardanët” mposhtën Çekinë, me rezultat 2-1 në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të Grupit A të kualifikueseve për Evropianin 2020, raporton RTKLive.

Futbollistët e Kosovës të përkrahur fuqishëm nga “Dardanët” mposhtën skuadrën e madhe evropiane, Çekinë, duke bërë hapin gjigant në garën për të siguruar një vend që çon në EURO 2020.

Skuadra mysafire e nisi më mirë lojën dhe përmes Patrik Schick (16’) kaluan në epërsi prej 0-1. Por gëzimi i çekëve zgjati vetëm katër minuta kur Vedat Muriqi barazon shifrat në 1-1, dhe ndez stadiumin “Fadil Vokrri”. Me rezultatin e barabartë 1-1, skuadrat shkuan në pushim.

Lojë dramatike është zhvilluar në fraksionin e dytë. “Luanët” e Kosovës e kërkonin vazhdimisht golin e dytë dhe të fitores, të cilën e gjetën më ane të mbrojtësit Mërgim Vojvoda (66’), i cili shënoi pas asistimit te Valon Berishës.

Deri në fund të ndeshjes, çekët më të gjitha forcat bën presion drejt portës, por pa mundur të gjejnë golin e barazimit.

Renditja

Përfundimisht Kosova mposht Çekinë, me rezultat 2-1, dhe tani kryeson grupin A me tetë pikë të tubuara, dy më shumë së Anglia dhe Çekia. Anglezët sonte ndeshen me Bullgarin. Kujtojmë se pas tri ditësh Kosova do të ndeshet me “Tre Luanët” në Southampton.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular