BallinaAktualitetJa si mashtron për ujin vrasësi i Ardit Gjoklajt

Ja si mashtron për ujin vrasësi i Ardit Gjoklajt

spot_img
spot_img

Kompania  e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT), e cila administrohet nga Bashkia e Tiranës, mohoi të ketë pasur mungesë të ujit të pijshëm gjatë verës, përveç dy zonave: Yzberishtit dhe Astirit.

Portali Citizens Channel i dërgoi një kërkesë për informacion UKT, pasi mori ankesa nga qytetarë të shumtë të cilët pohuan se kishin pak ose aspak ujë.

Javën e kaluar, Exit raportoi se shumë zona furnizoheshin me ujë vetëm pesë orë në ditë, ndërsa disa të tjera nuk kishin ujë për javë të tëra.

Këto mungesa rezultuan edhe në zonën e Bllokut, Myslym Shyrit, Dajtit, Ali Demit, Komunës së Parisit, Misto Mames, Vasil Shantos, Selitës dhe Selvisë, në kundërshtim me atë çfarë deklaroi UKT për mungesë vetëm në dy zona.

“Në të vërtetë nuk ka patur mugesë furnizimi me ujë, por thjesht kufizim të furnizimit në disa zona, të cila ndodhen afër rrjeteve  pranë pompave të furnizmit me ujë, saktësisht disa vila në Yzberisht dhe Astir” thanë ata për Citizens Channel.

UKT deklaroi gjithashtu se ato ndërtesa, të cilat kishin probleme me ujin, janë identifikuar dhe ata kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me banorët për të gjetur një zgjidhje. Ata shtuan se kjo është bërë që “banorët të ndjenin sa më pak efektet e mugesës së ujit në banesat e tyre”.

Pavarësisht se problemi ishte më i përhapur se sa UKT pohoi, asnjë nga banorët nuk është kontaktuar dhe aq më pak ndihmuar. Përkundrazi, problemi vazhdon të ekzistojë, disa shtëpi mbahen me shishe uji të blerë dhe të tjera që nuk furnizohen për 20 orë.

Një administrator pallati në Astir deklaroi se UKT nuk po furnizon me ujë majftueshëm për nevojat e banorëve.

“Vera është koha më e vështirë. Uji vjen në orën katër mbasdite me një volum prej 6 mijë deri në 12 mijë litra. Na thanë që do të rregullohet”pohoi ai.

Si rezultat, qindra qytetarë shpenzojnë kohën e tyre duke rregulluar axhendën në varësi  të furnizimit me ujë. Gjërat minimale si dushi, lavatriçja, gatimi apo pastrimi i shtëpisë duhet të planifikohen brenda atyre pak orëve që ka ujë ndryshe do duhet të blejnë ujë nga jashtë.

Në 1 janar të  2018, çmimi i ujit në Tiranë u rrit me 40 përqind për bizneset dhe banesat. Sipas Bashkisë së Tiranës kjo rritje erdhi si pasojë e investimeve në rrjetin e furnizimit me ujë.

Kjo rritje u bë pavarësisht faktit se BERZH i dha hua Bashkisë së Tianës një sasi të konsiderueshme parash për të bërë përmirësimet në rrjet. Kanë kaluar 18 muaj dhe situata në terren nuk ka ndryshuar për qytetarët e Tiranës.

“Dy prej investimeve, të cilat janë vepra kryesore në fakt, që po realizohen për herë të parë nga UKT, janë; zgjerimi i impiantit të trajtimit të ujit” Bovilla “me kapacitet 30% më shumë dhe ndërtimi i linjës së furnizimit nga Bovilla deri në landfillin e Yzberishtit, investime që përfundimisht do të zgjidhin problemin e zonave si Yzberisht, Astiri, Kombinat, Kodra e Kamzës ose Kashar.”

Një postim në faqen zyrtare të UKT në janar të 2019, njoftoi nisjen e një epoke të re të furnizimit me ujë në muajt e verës, megjithatë ky premtim, ashtu pak si furnizimi me ujë, nuk është realizuar.

exit.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular