Një kodër në Tepelenë, pranë së cilës ndodhen edhe antenat e kompanive celulare, ka marrë flakë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Becisht dhe zjarri vazhdon prej 12 orësh.
Gjithashtu bëhet me dije se terreni është shumë i vështirë, kështu që zjarrfikësja nuk është nisur ende.
Sipas asaj që shkruan Dosja.al, dëmet janë të konsiderueshme pasi është shkrumbuar një sasi e madhe bimëse në zonë.