BallinaAktualitet“Kritikat më bëjnë më të fortë, s’më shqetësojnë”, Rudina Hajdari: S’jam penduar...

“Kritikat më bëjnë më të fortë, s’më shqetësojnë”, Rudina Hajdari: S’jam penduar që nuk dogja mandatin

spot_img
spot_img

Emisioni “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, ka çelur këtë të shtunë sezonin e ri televiziv. E ftuar në studio deputetja Rudina Hajdari komentoi situatën politikën politike në vend, seancën plenare si edhe vendimin e opozitës për të djegur mandatet parlamentare.

 

Lidhur me vendimin e saj për të mos iu bashkuar vendimit ekstrem të opozitës, Hajdari u shpreh se i qëndron bindjes së saj se ka zgjedhur rrugën e duhur.

“Zgjodha rrugën e duhur, jo vetëm unë por i gjithë grupi parlamentar, për të thënë që është djep i demokracisë dhe përballë cdo lloj qeverie, i vetmi vend ku mund të përballemi është parlamenti , aty bëhen ligjet.” u shpreh Hajdari.

Një përgjigje deputetja Hajdari ka edhe për kritikat e saj sa i takon lapsuseve gjatë fjalimeve në Parlament, për të cilat tha se të bësh gabime është njerëzore dhe se për të me rëndësi është të sjell sa me gjerë zërin e shqiptarëve në parlament.

“Të bësh gabime është njerëzore nuk jam njeri perfekt, kam gabimet e mia, nuk është problem për shqiptarët. impenjimi kryesor, të shpalos gjëra te reja e problematika që shqetësojnë shqiptarët sot. dhe të mos tërheqin vëmendjen. nuk është e lehtë të bësh deklarata të tilla, por është e nevojshme duhet një njeri që të thotë atë c’ka po ndodh. Jam mësuar tashmë, kritikat më bëjnë më të fortë nuk më shqetësojnë, rrjetet sociale mundohem mos i ndjek shpesh është krijuar një rreth vicioz ndoshta edhe i koordinuar. “ u shpreh Hajdari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular