BallinaAktualitetSeks me dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 47-vjeçari me disa emra

Seks me dhunë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 47-vjeçari me disa emra

spot_img
spot_img

Në kuadër të operacionit “JAD”, kapet nga policia i kërkuari i Drejtësisë Italiane, i dënuar me 12 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qënieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm”

47 vjeçari me disa identitete të ndryshme ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Interpol Roma

Forcat policore të Komisariatit Kurbin në bashkëpunim më Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Lezhë dhe me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit “JAD” në luftën antitrafik  ndërkombëtar, operacion i drejtuar nga Europol ku bën pjesë edhe Shqipëria,  falë një pune të mirëorganizuar policore, kapën shtetasin me disa identitete të ndryshme, identiteti i fundit:

– Kastriot Marku, 47 vjeç, banues në Kurbin .

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qënieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm”.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular