BallinaKronikeTragjedia e familjes Gjokola në Librazhd, e shoqja ende gjallë kur ai...

Tragjedia e familjes Gjokola në Librazhd, e shoqja ende gjallë kur ai u hodh

spot_img
spot_img

Këto janë pamjet e trishta të tragjedisë që goditi familjen Gjokola, mbrëmjen e së premtes në Librazhd. Daut Gjokolla, 53 vjeç, ka vrarë me thikë gruan e tij Lule Gjokola, 49 vjeçe, në shtëpinë e tyre në katin e katërt të një pallati në lagjen “Shkumbin.” Pasi e ka lënë Lulen në grahmat e fundit të jetës, ai vetë është hedhur nga kati i katër dhe ka vdekur nga përplasja në trotuar, siç shihet edhe nga pamjet.

Pasi Daut Gjokola është hedhur nga pallati, është parë se gruaja e tij ishte ende gjallë, pavarësisht goditjeve të shumta me thikë. Por, ajo humbur jetën sapo ka mbërritur në spital.

Dy fëmijët e Lule dhe Daut Gjokolës nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur prindërit janë grindur për vdekje.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen “Shkumbin”,  Librazhd,  në banesë shtetasi D. Gj., 53 vjeç,  gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me  mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten  e tij shtetasen L. Gj., 49 vjeçe,   dhe me pas  shtetasi D.Gj., është hedhur nga kati i katër i apartamentit të  tij, për pasojë ka  ndërruar jetë.

Bashkëshortja e tij  është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndêrruar jetë sapo ka mberritur  në spital. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Cifti-i-vrare.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular