Ky është momenti që shkaktoi një konfuzion të pazakontë në startin e ndeshjes Francë-Shqipëri, ku ndërsa Kuqezinjtë ishin rreshtuar për të kënduar himnin e tyre në sfond në ‘Stade de France’, organizatorët vendosën himnin e Andorës,
Sigurisht që ka qenë një moment shumë i sikletshëm për lojtarët e Shqipërisë të cilët kanë filluar të shikojnë nga njëri-tjetrin duke mos kuptuar se çfarë po ndodhte.
Madje në disa momente ata hedhin sytë nga Kombëtarja e Francës që ishte rreshtuar në krah, duke menduar se është himni i tyre dhe është ngatërruar radha.
Një konfuzion që ka zgjatur për disa minuta derisa është gjetur himni i duhur, ai shqiptar,