Një turist italian nuk e ka pasur fare për turp të vjedhë dy byzylykë në një dyqa në Vlorë, edhe pse ishte i vëzhguar në çdo moment nga kamerat e sigurisë. Siç shikohet edhe nga pamjet, gjithçka në fillim duket në rregull.
Ndërkohë që dy turistët e huaj vazhdojnë rregullisht të psonisin.
Por pasi shitësja i tregon disa bizhuteri, njëri nga turistët me stil merr në dorën e majtë dy byzylykë dhe më pas i fut ato me dorën e djathtë në xhep.