BallinaPolitikeZgjedhjet në Kosovë, mesazhi i Artur Roshit: Zgjidhni më djathtas, votoni Gazmend...

Zgjedhjet në Kosovë, mesazhi i Artur Roshit: Zgjidhni më djathtas, votoni Gazmend Islamin

spot_img
spot_img

Nga Artur Roshi

Zonja dhe Zotërinj qytetarë të Kosovës ! Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat të Kosovës z.Gazmend Islami arriti të realizojë një marrëveshje koalicioni me Lëvizjen Vetë Vendosje,koalicion që ka lënë të hapur bashkëpunimin pas zgjedhor me Lëvizjen Demokratike të Kosovës. Kodi zgjedhor në Kosovë ka prag elektoral të lartë për të patur lista të veçuara nën siglën e BKD si Parti që merr pjesë për herë të parë në zgjedhje parlamentare dhe teknikisht për të anashkaluar këtë barrierë është vendosur të dilet me lista të përbashkëta nën Siglën VV. Taktikat shmangin procedurat elektorale,qëllimet çojnë realizimin programor. Në këtë bashkpunim koalicioni parazgjedhor Balli Kombëtar Demokrat dhe Lëvzja Vetë Vendosje gjejnë pika të përbashkëta programore parimore për të nxjerrë nga gropa potenciale zhvillimin e një Kosove që meritojnë qytetarët Kosovarë. Balli Kombëtar Demokrat në Kosovë (BKD-Kosovë) ,do të zhvillojë një fushatë individuale dhe do predikojë, filozofinë konservatore moderne europiane për një ekonomi që zhvillohet mbi lirinë e plotë të tregut dhe idetë e Mid’hat Frashërit për një bashkim kombëtar nën kontekstin e bashkimit,unifikumit të tregut ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës. BKD-Kosovë do punojmë që Kosova të largohet nga vatrat e korrupsionit dhe politikat klanore qeverisëse. BKD-Kosovë, do punojmë që të instalojmë hiearkinë e vlerave në sistemin politik të Kosovës,pra ndershmëria dhe përkushtimi ndaj Kombit të prevalojë. BKD-Kosovë, do punojmë për një shtet të së drejtës ku qytetarët tanë të krijojnë një realitet mbi të vërtetën dhe jo i-realitetin fals në shërbim të pushtetmbajtësve. Shtysa e BKD-Kosovë do të jetë “ Do përkrahim të drejtën për tu nderuar dhe jo të pa-drejtën për të përfituar “. BKD-Kosovë, do punojmë që Kosova të jetë më sensitive dhe më e hapur ndaj orientimit Euro-Atlantik. Ftojmë gjithë Ballistët, gjithë ata që kanë një orientim të djathtë të bindjeve politike, gjithë njerëzit e ndershëm dhe të pa-angazhuar, gjithë biznesin që kërkon taksa më të ulëta, gjithë intelektualët që duan të ndihen të vlerësuar, të besojnë tek Balli Kombëtar Demokrat -Kosovë se do të sjelli një shije të re politike në tregun politik të Kosovës, atë të përfaqësimit të sinqertë të interesave të tyre. Votoni Ballin Kombëtar Demokrat -Kosovë në koalicion me VV, dy Parti Politike ,pa kusure mbi supet e tyre politike. Për herë të parë ju jepet mundësia qytetarëve të Kosovës të votojnë për çështjen kombëtare njerëzit që predikojnë sinqerisht atë, kandidatët e BKD-Kosovë. Rruga politike e BKD-Kosovë është me interesat e qytetarëve. Votoni Ballin Kombëtar Demokrat – Kosovë ! Zgjidhni më djathtas ! Votoni Gazmend Islamin si deputetin tuaj në Kuvendin e Kosovës ! Me përulje ndaj besimit tuaj , Artur Roshi (Deputet në Kuvendin e Sgqipërisë dhe Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat – Shqipëri )

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular