Nuk marrin fund hallet për kryeministrin dhe kryetarin e PS, Edi Rama. Pas rasteve të Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut, të cilët rezultojnë persona me probleme me ligjin në Itali dhe Greqi, opozita zotëron dokumente dhe fakte të pakundërshtueshme edhe për tre kryetarë bashkie të tjerë, të cilët gjithashtu, si dy kolegët e sipërpërmendur, kanë të shkuar kriminale.
Në javën në vijim pritet të bëhet publik një tjetër emër, pavarësisht se Prokuroria, ashtu si në rastin Kajmaku ku po përpiqet t’ia kalojë topin Postës Shqiptare, nuk po ndërmerr asnjë nismë ligjore.
Publikimi i emrit të radhës vjen pak ditë pas raportit të OSBE/ODIHR, i cili rrëzoi votimet monopartiake të 30 qershorit.
Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim e të shohim kush do të jetë ‘peshku’ i radhës në radhët e Rilindjes.