BallinaSocialeKryebashkiaku Kamzës Rakip Suli vihet në krye të punëve, ja inspektimet e para...

Kryebashkiaku Kamzës Rakip Suli vihet në krye të punëve, ja inspektimet e para për nevojat emergjente

spot_img
spot_img

Kryetari i bashkisë Kamëz Rakip Suli që në ditët e para të detyrës është vënë në krye të punëve duke pasur si fillim prioritet pastrimin e qytetit, furnizimin me ujë, si dhe ndërhyrjen në rrjetin e KUN-ve, aty ku ujërat e zeza kanë shpërthyer në sipërfaqe duke përhapur jo vetëm erën e keqe, por dhe infeksione të cilat shkaktojnë sëmundje të qytetarët si dhe zgjidhjen e problemeve qe kane te bëjnë me shkollat ku pritet te startoje viti i ri shkollor.

Nën moton për “Kamzën që Duam”, kryetari i Bashkisë Kamëz ka ndjekur nga afër punën intensive që ka nisur të bëhet nga struktura e ndërmarrjeve, pas porosisë së dhënë për pastrimin e qytetit si dhe furnizimin me ujë duke ndërhyrë energjikisht në mjaft zona në Kamëz dhe Paskuqan.

Në kuadër të punës së pastrimit në të gjithë territorin, një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe pastrimit të varrezave në zonën e Kodrës së Kuqe, hapësirë e cila deri sot ishte e zaptuar nga mbeturinat dhe ferrat!  Po punohet për vendosjen e koshave të mbeturinave në gjithë territorin e Bashkisë!.

Ndërhyrje është bërë dhe aty ku janë shfaqur probleme të theksuara të KUN-ve, një shqetësim madhor i banorëve ku ujërat e zeza kishin zaptuar të gjithë sipërfaqen dhe ishin kthyer në një burim epidemie e rreziku për shëndetin e tyre si dhe ndërhyrje të tilla janë bërë dhe në disa akse të tjerë rrugësh!

Sipas z.Suli ankesat e banorëve të Kamzës, çdo ditë e më tepër po marrin zgjidhje. Banorët ishin të detyruar të bashkëjetonin me pamjen e trishtë, ku ujërat e zeza derdheshin dhe qëndronin mbi rrugë.  Po punohet për pastrimin dhe pajisjen e të gjitha pusetave me kapakët përkatës, duke evituar kështu rrezikun dhe problematikat e mëparshme që shkaktonte mungesa e tyre!.

Prioritet i z.Suli ka qenë dhe furnizimi me ujë i qytetarëve duke bërë maksimumin. Eshtë punuar në drejtim të ndalimit të abuzimeve me qëllim furnizimin sa më të mirë me ujë të banorëve. Zoti Suli garanton se Kamza do të jetë vendi ku të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë!.

“Zotimi ynë është se do të merren masa për gjithsecilin që gjendet duke abuzuar dhe në shkelje. Do të priten të gjitha lidhjet e jashtëligjshme të ujit, duke bërë që një pjesë e popullsisë së Kamzës të vuajë mungesën e ujit, e një pjesë ta shpërdorojë atë!. Kohës së ankesave pa përgjigje, e orëve të shumta pa ujë, shkeljeve, e abuzimeve i ka ardhur fundi, ndaj dhe ne po punojmë pa ndalur në çdo drejtim!”- thotë kryebashkiaku Rakip Suli.

Një vëmendje krejt të veçantë i është kushtuar evidentimit të problemeve në shkolla, kopshte dhe çerdhe dhe zgjidhjen e menjëhereshme të tyre në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

Zoti Suli ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me tregtarët e zonës Qendër Kamëz! Po punohet intensivisht për t’i dhënë një zgjidhje sa më parë problemit të bllokimit të trotuareve, duke i liruar ato, si hapësira të përbashkëta të cilat i përkasin të gjithë komunitetit!. E gjithë vëmendja për njerëzit! Të tjerët llafet, ne punën!”- thotë kryebashkiaku Rakip Suli.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular