BallinaAktualitet"Lolita" intervistë për Genc Sejkon: Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare! Elisën e...

“Lolita” intervistë për Genc Sejkon: Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare! Elisën e mbron Skënderbeu

spot_img
spot_img

Pas Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit, një tjetër personazh i njohur për shqiptarët, kryesisht përmes rrjeteve sociale, është intervistuar nga mjeshtri i memeve Genc Sejko. Të gjithë i njohin emrin, por askush fytyrën. Lolita më në fund ka vendosur të flasë. Ajo është rrëfyer në një intervistë ekskluzive Sejkon, ku ka treguar gjithçka për veten.

INTERVISTA E PLOTË:

Genci:  Në fillim të falenderoj që pranove të marrësh pjesë në këtë “intervistë” aspak normale. Kush është ‘Lolita’? Unë e di që nuk bëhet fjalë vetëm për një person. Por ajo çfarë duam të dimë është si është perceptuar në mendjen tuaj personazhi i Lolitës? Personalisht  shoh tek faqja juaj një përpjekje për të pasqyruar shoqërinë shqiptare me të gjitha të mirat dhe difektet që ka ajo. Apo jam gabim?

Lolita: Kur me pyesni si eshte perceptuar Lolita ne vjen te qesh. Se kushedi ça mendoni, qe ka qene e planifikuar, me detyra te ndara per adminet, me qellime te medha etj. Ne fakt Loliten nuk e kemi krijuar ne. E ka hapur dikush tjeter per mua pa asnje qellim apo ide se çfare do beja me te. Pastaj filluam te postonim çdo gje qe na vinte ne mendje. Dhe me pas u kthye ne nje dritare per te gjithe ne. Jo Dritare si ajo e Rudines, ku i behet fresk liderit suprem.

Jemi disa admine, ky eshte nje informacion qe gjendet dhe ne faqe. Shumica prej te cileve jetojne jashte. Jemi 2 qe nga krijimi i faqes, kur u beme nja 10.000 veta erdhi dhe nje tjeter. Te tjeret kane ardhur shume vone. Ne fakt, as vete nuk e mbaj mend sa kane ikur dhe sa kane ardhur. Disa u fejuan, u martuan…Te tjere kishin pakenaqesi ndaj meje dhe une ndaj tyre.

Kishe bere shume pyetje, i harrova tani. Por di qe Lolita ishte vetem per argetim ne fillim, pastaj u kthye ne faqe denoncuese siç eshte sot. Nuk e krijuam per kete qellim. Nevojat e njerezve dhe abuzimi i pushtetit na beri keshtu siç jemi tani. Dhe te jem e sinqerte me shume rehat isha me pare. Pa çka se mendojne qe une kenaqem duke e u marre me Edi Ramen dhe Erion Veline çdo dite.

Genci: Duke qenë se faqja ka evoluar a ndjeni sot një detyrë qytetare që nuk e ndjenit në fillimet tuaja?

Lolita: Detyren qytetare e ndjej çdo dite, edhe pa Loliten. Kur duhet te çohem ne mengjes te hedh plehrat ne kosh, nderkohe qe komshia e gjuan qesen nga ballkoni. Te paguaj ujim me shtrenjte se me pare dhe te mos kem uje ne shtepi etj. Per Loliten nuk ndjehem e detyruar, por dua dhe mundohem gjithmone te percjell te gjitha shqetesimet e njerezve. Edhe kur ankohen per kusheriren qe eshte bere drejtoreshe dhe nuk ju gjen pune

Genci: Pse keni zgjedhur anonimitetin? A do të donte Lolita të dilte një ditë para një publiku të gjerë, dhe të fliste me fytyrë përballë shqiptarëve?

Lolita: Anonimati te jep mundesine te shprehesh lirshem pa u shantazhuar nga pushteti. Pa i vene ne siklet te afermit qe punojne ne shtet. Dhe pa e turperuar familjen, se ata mendojne qe Lolita eshte kuçke nga ato qe i merr burrin tjetres.

Per te folur me fytyre nuk i sherben publikut. Jane lodhur me lloj lloj surreterish qe bejne sikur duan t’i ndihmojne, i bejne te besojne dhe pastaj e tradhetojne besimin e tyre per ndonje tender, per te shkarravitur muret me parate e shqiptareve apo per te bere nusepashke ne Perrenjas qe nuk i duhen as dreqit

Nqs do dal me fytyre do ta beje per te kenaqur egon time, por jo per t’i sherbyer publikut. Nuk kam çfare bej me shume se kaq. Pres te ndergjegjesohen dhe te marrin ne dore fatin e tyre. Nuk kam ambicje per te qene lidere shpirterore e tyre,  kam besim qe kane mjaftueshem force per ta ndryshuar kete vend.

Genci: Pavaresisht anonimitetit sulmet ndaj jush nuk kane munguar. A ka pasur shantashe ose tentativa per t’ju blerë?

Lolita: Po ka patur, e kam thene dhe me pare. Por nuk dua te tregoj detaje. Se me duket vetja si ato kengetaret qe kane me shume kenge se fansa…Qe ankohen se ua ka lypur filan deputet, apo filan biznesmen, vetem se duan te rrisin pazarin.

Genci: Pse Lolita merr pushimet çdo verë? Nevojë për të karikuar bateritë apo largohesh për të parë nëse u mungon ?

Lolita: Kam nevoje te pushoj dhe une. Eshte nje periudhe qe filloj e njoh me mire familjen, fisin…Dhe pasi i kam njohur mjaftueshem, kthehem prape te flas me te panjohur.

Genci: Cili është personazhi që është ndierë më i bezdisur nga Lolita? Keni ndonjë info?

Lolita: Nuk e di, por besoj ata që më kanë futur mik që të mos i përmend më!

Genci: Si për shembull?

Lolita: Nuk po i përmend me emra, se do me fusin prapë mik pse ju ka dalë emri te Genc Sejko.

Genci: Ç’koment keni për ata që mendojnë se sulmi juaj ndaj Elisa Spiropalit është sulm ndaj gruas shqiptare?

Lolita: Ata duhët të shqetësohen për sulmin dhe dhunën ndaj ndonjë gruaje të pambrojtur që e rreh burri në rrugë dhe vjehrra në shtëpi. Elisa i ka krahët e ngrohtë, e mbron Skënderbeu i saj. Për mos thënë që femrat në politike janë shumë larg gruas shqiptare, kanë marrë fizionominë dhe sjelljen e liderit të tyre.

Genc: Pse herë pas herë fokusoheni tek ish-ministrat. Tahiri, psh është i preferuari juaj. Kjo lidhet me audiencën e faqes, apo me ngritjen e një fabule e cila pasohet nga një tjetër, me të njëjtin personazh?

Lolita: Nuk e vras mendjen për audiencën e faqes. Kam thënë gjithmonë atë që mendoj, edhe kur e kam ditur që do has shumë kundërshtime. Por nuk më rezulton që të jemi marrë më shumë me Tahirin se me të tjerët. Më shumë jam marrë me Erion Velinë, në fakt. Nuk rezistoj dot pa i venë në dukje mashtrimet, fallcitetin dhe hipokrizinë e tij.

Për Tahirin, mendoj që kanë qenë batutat me policë e tepelensa që kanë ngjitur më shumë. Jo se kam ndonje inat me të. Madje mendoj, që pavaresisht mekateve si minister, Saimiri është i lezetshem. Domethënë simpatik

Genci: Ok. Le ta mbyllim me disa pyetje më të ‘lehta’.

Lolita: Shyqyr

Genci: Çfarë mendon kur lexon komente të tipit: Ja iku Rama, kush do vijë?

Lolita: Mendoj që propaganda e Edi Ramës ia ka arritur qëllimit me këta. Të relativizosh të keqen, do të thotë të çosh ujë në mullinjtë e Surrelit.

Genci: Unë mendoj se Basha është më i mirë se Rama. Kjo jo pse është i mirë Basha, por sepse askush nuk është më i keq se Rama. Përveç Erionit të Bashkisë. Tani është radha jote. Kush mund ta bëjë Shqipërinë? A sheh individë ose organizata në Shqipëri që të japin shpresë se gjërat mund të ndryshojnë?

Lolita: Mendoj që largimi i Edi Ramës dhe i kësaj qeverie është emergjencë kombëtare. Por jemi lodhur me organizata si G99 apo Mjaft. Ndonjë person i veçantë nuk më frymezon dhe nuk më ngjall besim, madje as Basha. Do doja në Shqipëri ndonje levizje apo parti si Vetvëndosja.

Genci: Dhe e fundit. Kush është Humberti i adoleshencës tënde?

Lolita: Doktor Adem Harxhi, i Linjes se Kuqe!

Genci: Faleminderit edhe një herë. Dhe për çdo gjë që të nevojitet të lutem mos hezito. Natën. P.S  Ç’ne në shtëpi ti sonte?

Lolita: Sepse kam punë shtëpie

Genci: Ok. Punë të mbarë. Nuk të ndihmoj dot në këtë pjesë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular