A jeni lloji i prindit që pëlqen t’i mbajë fëmijët e tyre në krah shumë shpesh? Nëse përgjigja është po, atëherë mos ndaloni ta bëni atë, sepse sipas një studimi përqafimi i fëmijëve i ndihmon ata të zhvillojnë trurin e tyre.
Sipas një studimi të fundit, kontakti fizik gjatë periudhës së zhvillimit të fëmijës është shumë më i rëndësishëm sesa ai që mendojmë. Studimi në fjalë u krye nga Spitali Kombëtar i Fëmijëve në Ohio. Dhe siç parashikohej, ai mori në konsideratë përfitimet që mund t’u sjell fëmijëve një përqafim. Studiuesit thanë se sa më shumë ne përqafojmë fëmijët tanë, aq më shumë zhvillohet truri i tyre. Kjo ndodh për shkak të afeksionit të treguar përmes kontaktit fizik.
Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit analizuan 125 fëmijë, disa të lindur para kohe dhe të tjerë të lindur në momentin e duhur. Studiuesit vunë re se të gjithë fëmijët u përgjigjën pozitivisht kur u prekën fizikisht. Gjithashtu bazuar në rezultatet e studimit u zbulua se foshnjat me kohë të plotë iu përgjigjën më shumë kontaktit fizik sesa ato të lindur para kohe.
Sipas studiueses, Dr. Nathalie Maitre, ky fakt na tregon se diçka aq e thjeshtë sa kontakti me trupin ose lëkundja e fëmijës në krah bën një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e zhvillimit të trurit të fëmijës. Sigurimi që foshnjat e parakohshme të marrin kontakt fizik mbështetës, siç është kontakti i lëkurës me lëkurën me prindërit, është thelbësore për zhvillimin e trurit të tyre në një mënyrë të ngjashme me fëmijët që kanë qëndruar sa duhet të barkun e nënës.
Terapia kangur
Kjo është një teknikë shumë e rëndësishme dhe e përdorur gjerësisht në njësitë e kujdesit intensiv neonatal. Është një praktikë që përfshin prindin dhe foshnjën e vogël, e cila synon të zvogëlojë vdekshmërinë, sëmundjen e rëndë, infeksionin dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital.
Ky hulumtim tregon rëndësinë e afeksionit dhe kontaktit fizik për zhvillimin e fëmijës. Në një kohë në të cilën priremi të mos i marrim fëmijët tanë në krahë për të vazhduar me teoritë e çuditshme që flasin për veset dhe të porsalindurit. Merrini fëmijët tuaj në krahë, përqafojini ata dhe ndjeni aromën e tyre.