BallinaBotaRreth një milion besimtarë presin Papa Françeskun në Madagaskar

Rreth një milion besimtarë presin Papa Françeskun në Madagaskar

spot_img
spot_img

Rreth një milion njerëz janë mbledhur në Soamandrakizay të Madagaskarit të dielën për ta pritur Papa Françeskun. Ai do t’i vizitojë edhe dy shtete të tjera gjatë qëndrimit në Afrikë. Kjo është vizita e parë e një pape në shtetin ishullor pas tridhjetë vjetësh.

Një zëdhënës i Vatikanit tha: “Organizatorët vlerësojnë se në rrugë kanë dalë rreth një milion persona”. Disa thanë se ky është tubimi më i madh i njerëzve në historinë e Madagaskarit.

Shumë njerëz e mbanin në duar flamurin e Vatikanit përderisa e përshëndesnin kolonën e veturave, në njërën prej të cilave ndodhej lideri fetar. Papa foli kundër praktikave që sjellin kulturën e privilegjimit dhe përjashtimit dhe i kritikoi ata që familjen e vlerësojnë si kriter vendimtar për atë që cilësohet si e mirë dhe e drejtë.

Papa i fundit që e kishte vizituar Madagaskarin ishte Papa Gjon Pali i Dytë para 30 vjetësh.  Ndryshe, Papa Françesku para disa ditësh e vizitoi Mozambikun, ndërsa të hënën do të udhëtojë drejt Mauritiusit, shkruan “France24”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular