Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që tronditi Bulqizën disa ditë më parë. Autori Fatjon Keta një vit më parë ishte dërguar në Spitalin e Shkodrës me Ambulancën e Spitalit të Bulqizës. Ai gjatë rrugës i ka deklaruar personelit që e shoqëronin drejt Spitalit Psikiatrik të Shkodrës: “Do të më njohë Arlind Pasha se kush jam unë. Do të më njohë ai dhe shokët e tij”.
Fatjon Keta mësohet se dy muaj më parë ka tentuar të godasë me thikë edhe 2 persona të tjerë, por fatmirësisht pa pasur pasoja. Sipas informacioneve, ai ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe njihej për dhunën që ushtronte në familje.
Keta vrau disa ditë më parë bashkëmoshatarin e tij Arlind Pasha. Keta e qëlloi me thikë bashkëmoshatarin e tij teksa ai ishte duke ecur në trotuar. Autori ka shokuar edhe në deklaratën e policisë, ku tha se “e vrava se doja”.