Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar “narkoshtetin” që shkel të drejtat e qytetarëve të dhunuar nga zyrtarët e lartë dhe mbron këta të fundit, veçanërisht kur shkaktojnë viktima, si në rastin e aksidentit të rëndë që duket se ka shkaktuar drejtori i Burgut të Shkodrës.
Berisha shkruan në Fb: “Drejtori i pirë përplas qytetarin tek kalonte rrugën në vijat e bardha. Qytetari gjendet rëndë në reanimacion. Drejtori qëndroi vetëm 5 orë në komisariat dhe tani vazhdon detyrën! Mësojeni o qytetarë, në narkoshtet po të shtypën me makinë narkohorrat, ata nuk dënohen. Ligji për ta është thjesht letër e vdekur.”
Mesazhi nga qytetari:
Zoti Sali Berisha, unë që po të shkruaj jam nga Ishmi, Durrës. Ditën e mërkurë në oren 10 të darkës më ka përplasur makina vëllanë në Tiranë, kur vëllai im ka qënë duke kaluar rrugën në vijat e bardha.Personi që e ka goditur është drejtor i Burgut në Shkodër. I pirë, ai ka qëndruar vetëm 5 orë në rajon dhe e kanë lënë të lirë. Vëllai im është në gjendje të rëndë.Ju lutem ku ta gjej të drejtën, pasi bëhen dhe presione të ndryshmë ndaj nesh. Faleminderit