Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Lala deklaroi se pretenca sot ishte e përfaqësuar nga prokurorë, që kishin me vete një dosje voluminoze me 34 faqe. Ajo shtoi se përgjimet kanë nisur në vitin 2016.
“Pretenca ishte 34 faqe. Prokuroria kishte ngritur tre akuza, atë të trafikut të drogës në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Përgjimet kanë nisur më 2016. Ata nisën me Taulant Haxhiraj, i cili kishte lidhje me Habilajt dhe kishte lidhje me zyrtarë të lartë të shtetit, Tjetër pikë është shitja e makinës së tij private te vëllezërit Habilaj. Tahiri kishte udhëtuar drejt Greqisë. Zyrtarë të tjerë kanë udhëtuar me Habilajt. Mbrojtja ishte mjaft e mirë. Florian Habilaj dhe Moisi Habilaj ishin përfshirë në trafik droge. Kur Tahiri ka mbërritur në Greqi, skafi i tij ka pësuar defekt. Përgjimet thonë se shpenzimet për riparim të skafit janë bërë nga Moisi Habilaj. Skafi është dërguar për riparim në Itali pikërisht nga Habilaj”, tha Lala.
Më pas, gazetarja shpjegoi edhe raportet mes Tahirit dhe grupit të Habilajt, për të cilët ka dyshime Prokuroria.
“Tahiri e pranon se ka shitur makinën te Artan Habilaj. Tahiri argumenton se këtë histori e ka mbyllur Prokuroria e Katanias, e cila e ka shpallu të pafajshëm. Bëhet fjalë për 4 episode të trafikut të drogës. Prokuroria ka përdorur si provë ndaj Tahirit edhe sekuestrimin e 4 ton drogë në Babicë të Vlorës. Saimir Tahiri iu kthye me akuza Prokurorisë duke thënë se Policia e Vlorës kishte denoncuar Habilajt për trafik droge. Tahiri ngriti akuza ndaj Prokurorisë, duke thnë se pse organi i akuzës s’paska favorizuar Habilajt. Saimir Tahiri po ashu tha se Habilajt janë ndaluar disa herë në vijën e dytë. Tahiri tha se ju më favorizoni për trafik, ndërsa unë i luftoja në këtë kohë? Është proces që ka zgjatur 2 vjet. Prokuroria thotë se Habilajt kanë pasur mbrojtje. Edhe çështja e makinës është e dyshimtë, pasi kjo makinë mund të jetë përdorur për trafik droge dhe elementi i tretë është që skafi i Tahirit është riparuar pikërisht nga Habilajt. Në një episod, Tahiri kishte kaluar me skaf dhe një nga punonjëset ishte habitur që ministri kishte nën pronësi një skaf. Përgjimet janë bërë nga Prokuroria e Katanias”, u shpreh më tej Lala.
Gazetarja Klodiana Lala theksoi se në sallë, prokurorët i thanë Tahirit se ai kishte drekuar me Habilajt, por mbrojtja tha se këto janë të pavërteta.
“Përgjimet janë bërë nga Prokuroria e Katanias. Pretendohet gjithashtu se Saimir Tahiri ka drekuar me trafikantët, por vetë ministri i Brendshëm është shprehur se këto nuk janë të vërteta. Tahiri tha se ka qenë duke drekuar me Klajda Gjoshën dhe Nasip Naçon. Arbitri final është gjykata, e cila do të publikojë nëse Tahiri është fajtor apo jo”, vlerësoi Tahiri.