Nga Genc Pollo
“Presidentja e nominuar e Komisionit Europian Ursula von der Leyen prezantoi sot komisionerët e saj përfshi edhe Komisionerin për Zgjerimin László Trócsányi. Duke i uruar me gjithë zemër një mandat pesëvjçar të suksesshëm shpresoj shumë se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor do të avancojë me realizëm e me një rol proaktiv të Komisionit për sfidat e shtetit ligjor duke marrë parasysh edhe përvojën e problemet e viteve të fundit. Shqipëria do të përfitonte shumë nga kjo qasje e re.”