Edhe pse temperaturat janë të larta, duket se ditën e mërkurë pritet të ketë reshje shiu në zonat malore në vend. Kështu bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në parashikimin e motit për ditën e mërkurë.
Reshjet e shiut do te jenë të herëpashershme, përgjatë relieveve malore reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të karakterit lokale.
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë:
Dita e mërkurë do të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të prekin fillimisht pjesën jugore për tu shtrirë në orët e mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet e shiut do te jenë të herëpashershme, përgjatë relieveve malore reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të karakterit lokale.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut 1-10m/s.
Temperaturat parashikohen:
zonat malore 14°C deri në 27°C
zonat e ulëta 16°C deri në 30°C
zonat bregdetare 20°C deri në 29°C