TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar pafajësinë sot në një seancë maratonë që është zhvilluar në gjykatën për Krimet e Rënda. Ish-ministri ka mbrojtur vetë veten, ku që prej orës 11 ka renditur arsyet pse sipas tij, ai nuk është i përfshirë në trafikun e drogës.
Dosja.al ka mësuar Tahiri nuk ka harruar të thumbojë në këtë seancë, ministren socialiste Etilda Gjonaj, dhe nënkryetarin e bashkisë, Arbër Mazniku që kanë fjetur në hotele luksi.
“Prokuroria ka hetuar të gjithë lidhjet e mia shoqërore dhe ka pyetur me letër porosi, se c’ punë kishte këtë nuk e di. Ka çuar letër porosi dhe ka pyetur edhe për çmimet e hoteleve ku kam fjetur, në media u tha se unë flija në hotele me 1 mijë euro nata. Por ju garantoj se me letër porosi është garantuar se çmimi më i shtrenjtë i paguar si ministër, është vetëm 140 euro, jo si ajo tjetra që paguante 900 euro nata.” mësohet të jetë shprehur Tahiri.