Vijon prej disa orësh seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokuroria ka lexuar pretencën ndaj ish-ministrit Tahiri, duke kërkuar 12 vite burg për të dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Nga Gjykata e Krimeve të Rënda, dalin detaje të reja nga gjyqi ndaj Tahirit, duke thënë se ky i fundit nuk ka pranuar se ka lidhje me Habilajt, por ka pranuar se iu ka shitur makinën.
Nga ana tjetër, gazetarja Lala deklaroi se është zbardhur edhe dëshmia e një oficereje policie, me inicialet B. A., e cila ka pranuar se ka udhëtuar të paktën 10 herë me Habilajt drejt Italisë, dhe që ka thënë se ka një marrëdhënie speciale mes tyre dhe ish-ministrit Tahiri.
“Tahiri ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me Habilajt, por ka pranuar se iu ka shitur makinën. B. A., është një oficere policie, që ka udhëtuar të paktën 10 herë drejt Italisë me Habialjt, e cila ka thënë se kishte një marrëdhënie speciale mes tyre dhe sa herë Moisi Habilajt i përmendej emri i Saimir Tahirit, ai acarohej.
Prokuroria tha se bëhej fjalë për katër episode 2013, 2014 dhe 2015, dy prej të cilave janë më 2014.
Në momentin kur është sekuestruar droga në Babicë, Prokuroria kishte kërkuar masë për arrestimin e Tahirit, por ky i fundit kërkoi sqarime nga Prokuroria. Pati një debat të ashpër në atë kohë. Ishte vetë Tahiri, si asnjëherë më parë, që u ngrit në këmbë, duke sjellë një tabelë me të dhëna e fakte”, tha gazetarja Lala.