BallinaAktualitetIsuf Kalo: Si u bëra mjek i Enver Hoxhës, një nga mjekët...

Isuf Kalo: Si u bëra mjek i Enver Hoxhës, një nga mjekët u arratis

spot_img
spot_img

Gjatë verës libri i profesor Isuf Kalo hapi debate në publik.  Libri “Blloku, mjeku personal i Enver Hoxhës”, mjeku Kalo thotë se nuk i dedikohet ish-pacientit të tij Enver Hoxhës, por Bllokut në tërësi.

Autori  thotë se kjo iniciativë, nuk është as për të bërë histori shkencore apo letërsi të mirëfilltë, por është thjeshtë rrëfimi i një mjeku, që ka qenë shumë pranë personazheve të Bllokut.

Këtë të mërkurë në emisionin Opinion, ai ka treguar se si ka qenë marrëdhënia e tij me Enver Hoxhën, ndërsa ka qenë mjeku personal i diktatorit.

“Edhe në klinikën speciale për një kohë të gjatë nuk ka pasur mjekë personal. Për Enver Hoxhën në të vërtetë është kujdesur fillimisht Ibrahim Dervishi, pastaj një doktor Shameti i cili çuditërisht u arratis në Çeki, më pas Fjezi Hoxha është marrë shumë. Ky që u arratis ishte drejtor i klinikës speciale dhe u arratis nga vitet ’60 kur ne u prishëm me kampin socialist, ai kishte të dashurën e tij në Çeki dhe ai simuloi një situatë sikur do shkonte për kurim dhe prej andej iku. Dhe nuk u përzije më në politikë, e bëri për arsye personale. Nuk tha asgjë për Enver Hoxhën, ai mori një shumë parash që nuk i ktheu më. Unë kam patur raport mjek-pacient. Unë në vitet 70-73 u caktova çik mjek personal, për Hysni Kapon që vuante nga diabeti. Hysni Kapo, me iniciativën e tij, nuk ka qenë kërkesa e Enverit i propozoi Enverit që unë të kaloja tek ai.  Hysni Kapo më thirri në shtëpi dhe më tha që Partia të ka caktuar një detyrë të rëndësishme të kujdesesh për Enverin dhe tha nëse e bën mirë detyrën partia dhe populli nuk do të harrojë kurrë”,-tha mjeku Isuf Kalo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular