E ftuar në një emision Kim Kardashian ka zbuluar se vuante nga lupusi, sëmundje e sistemit imunitar. Ky fakt sigurisht që e ka mërzitur tej mase modelen e njohur teksa është parë që nuk e ka mbajtur dhe ka shpërthyer në lot.
Modelja e njohur amerikane njëkohësisht edhe bizbesmenja e suksesshme, Kim Kardashian është një prej personazheve të njohur që ndiqet dhe pëlqehet shumë nga të rinjtë në të gjithë botën.
E ftuar në një emision ajo ka zbuluar se vuante nga lupusi, sëmundje e sistemit imunitar.
Kryesisht sëmundja e sistemit imunitar prek më së shumti femrat, ku si pasojë trupi i çdo individi të prekur nga lupusi, nuk mund të mbrohet dot nga viruset apo dhjetëra sëmundje të tjera të rrezikshme për jetën e njeriut.
Kjo lloj sëmundje shfaq simptoma në lëkurën e njeriut, si skuqje të vazhdueshme të fytyrës, të krijon ndjesinë e sikur jeni të lodhur gjatë gjithë kohës si dhe shkakton shumë dhimbje të kyçeve.
Ndërkohë Kardashian duket se nuk e ka përjetuar aspak mirë lajmin për sëmundjen që mbart, pasi nuk i ka përmbajtur dot lotët në mes të emisionit.
Bota e mjeksisë dhe shkencës akoma nuk ka zbuluar një ilaç kundër kësaj sëmundje, por mund të kurohet si shumë sëmundje të tjera deri në frymën e fundit të njeriut.