BallinaAktualitetLajme të mira për studentët në Britaninë e Madhe: Ja çfarë mund...

Lajme të mira për studentët në Britaninë e Madhe: Ja çfarë mund të bëni pas diplomimit

spot_img
spot_img

Qeveria e Britanisë së Madhe sjell lehtësira dhe benefite për studentët e huaj. Ata do të lejohen të qëndrojnë në vend për 2 vite pas diplomimit, kohë e cila do t’u garantohet për të gjetur një punë.

Masat e reja për vizat janë njoftuar nga Ministria e Brendshme dhe rrezojnë vendimin e marrë në 2012 nga Sekretarja e atëhershme, Theresa May, që detyronte studentët e huaj të largoheshin nga Britania brenda 4 muajve pas përfundimit të studimeve nëse nuk kishin gjetur një vend pune, përcjell A2 CNN.

Kryeministri Boris Johnson thotë se ky ndryshim do të bëjë që studentët të zhbllokojnë potencialin e tyre dhe të nisin një karrierë në Mbretërinë e Bashkuar.

Grupimi i aktivistëve “MigrationWatch” e cilësoi vendimin si një hap prapa.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi duke nisur nga viti i ardhshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 450 mijë shtetas të huaj studiojnë aktualisht në Britaninë e Madhe, mes të cilëve dhe shqiptarë.

Ministria e Brendshme nuk ka vendosur kufizime për llojin e punës apo për pagën që studentët duhet të kenë për të përfituar qëndrimin në vend.

Studentët e huaj janë shprehur shumë të kënaqur me vendimin e qeverisë së Londrës, i cili është mbështetur edhe nga politikanë të tjerë të partive në pushtet dhe të opozitës.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular