Një adoleshente nga Kosova që ka mbi tre muaj që rezulton e zhdukur, ka mundur të kontaktojë me familjen e saj. 15-vjeçarja nga Gjakova, Yllka Derri, ka telefonuar nënën e saj dhe i ka treguar se ndodhet me të dashurin e saj.
Sipas asaj që shkruajnë mediat kosovare, e reja i ka thënë nënës se e ka siguruar telefonin në mënyrë të fshehtë dhe se dëshiron të flasë me të atin.
Ajo mësohet të ketë thënë: “Thuj babit le t’më thirr në këtë numër, se e kom marr telefonin tinëz.”, shkruan joq.
Menjëherë pas marrjes së këtij mesazhi nga vajza e tyre, familjarët e adoleshentes i janë drejtuar policisë.