Hyzmeqarët mediatikë të Edi Ramës me gënjeshtra dhe sajesa po tentojnë të heqiun vëmendjen e njjerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen prej qindra miliona eurosh.
Kjo është një pjesë nga reagimi i ashpër i liderit të opozitës Lulzim Basha. Përmes një postimi në Twitter, Basha shprehet se, janë pikërisht këta që ndajnë pasuritë e shqiptarëve me Ramën.
“Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen. Sepse ata ndajnë bashkë me Hajdutin pasuritë e shqiptarëve”, shkruan Basha në reagimin e tij në Twitter.