Paris, atmosfera festive në prag të ndeshjes Francë-Shqiperi, ishte më shumë sesa miqësore, ku organizatorët kishin menduar në detaj gjithçka për të akomoduar tifozeritë përkatëse.
Një shall me të dy flamurët kombëtarë tregonte se atmosfera do të ishte fare pa incidente.
Në fakt atë shqetesoi fare pak vetëm një dixhej në një nga lokalet e shumta ku tifozeria shqiptare po kulmonte me këngët e tyre patriotike përpara hyrjes ne stadium.
Ai nuk denjoj të vazhdonte më ritmin e muzikës shqiptare duke e prerë në mes entuziazmin që u kulmua edhe më shumë me fitoren e Kosovës 2-1 ndaj Cekisë.
Kjo ndërprerje pa kuptim në ato çaste elektrizuese, vetëm sa e irritoj edhe më grupin e madh të shqiptarëve etnikë, e njëri prej tyre u drejtua për tek, Lap-topi duke e rrezuar atë përtokë.
Forcat e shumta prezente të policies, reaguan në sekondë duke parandaluar një perplasje të pakëndëshme dhe të pa merituar për asnjë!
Situata u qetësua shumë shpejto dhe të gjithë vazhduan festën e nisur paqësisht, por jo policia, e cila pas ndeshjes do të ndalonte personin që rrëzoi PC dhe për 3-orë, ai ka dhënë shpjegimet e duhura në rajonin e saj.
Qetësia tipike franceze, për të mos krijuar konflikt, por edhe për të realizuar misionin e saj perfekt në mbrojtje të rendit dhe të ligjit, si gjithmonë funksionoi edhe kësaj radhe.
Stadiumi, Stade de France, ishte pothuaj, 95% i mbushur dhe i miksuar me tifozerinë shqiptare të ardhur nga mbarë Europa me tatuazhet si edhe me flamujt kombëtarë ndër duar.
Një gabim njerëzor në klikimin e himnint kombëtar e prishi disi atmosferën, por në pushim të ndeshjes kjo u sqarua dhe madje u kërkua ndjese edhe në gjuhën shqipe për incidentin.
Do të ishte edhe vetë, Presidenti Emanuel Macron, i cili do të gjente kohën edhe për të kërkuar ndjesë publike duke vërtetuar se, Franca është simbol i paqes dhe tolerances në çdo drejtim të jetës për çdo qytetar dhe shtet të botës mbarë.
Ndeshja filloi me rastet për të dyja palët, por shumë shpejt kampionet e botës finalizuan duke vendosur dhe garantuar fitoren e sigurtë, e cila pas humbjes me Turqinë nuk e bën edhe aq komode vendin e parë në grup për asnjë pretendent.
Janë tre ekipe pretendente tashmë, Franca, Turqia dhe Islanda, që nuk duhet të gabojnë nëse duan finalen e madhe të 2020.
Shqiptarët mesa duket presin që Kosova të jetë finalistja e dytë pas 2016, ku po në Francë u larguan me 3-ndeshje dramatike ku rezultati me i madh mbeti dhe do të jetë tifozeria e ardhur nga mbarë bota në mbeshtetje të ekipit të zemrës.
Nga Parisi, Hamza Hatika.
Gjithashtu nuk kanë munguar shajet me flamujtë e të dy kombeve.