BallinaAktualitetDjegia e mandateve, Berisha: Ose fitore, ose në greminë…

Djegia e mandateve, Berisha: Ose fitore, ose në greminë…

“Djegia e mandateve kishte kosto për opozitën”. Sali Berisha mendon se në këtë vendim ai nuk ka patur asnjë rol, por e ka mbështetur. Në emisionin Opinion, Berisha tha se i kishte thënë kreut të PD-së, Lulzim Bashës se ky vendim ose të çon në fitore ose në greminë.

“Djegia e mandateve kosto kishte, pa diskutim. Roli im ka qenë absolutisht, jo i fortë. Mos pres kush kurrë, që unë të luaj rol të rëndësishëm në këto vendime. Ai (Lulzim Basha) ka përgjegjësi, ai duet ti dalë zot. Nuk mundem unë kurrë që vetes t’i lejoj këto vendimmarrje … Unë e kam mbështetur. I kam thënë, ky vendim mund të na çojë në fitore por dhe në greminë”.

Por ku ndodhet opozita tani? Sali Berisha mendon:   “Tani nuk jemi as në fitore as në greminë, jemi në një moment qetësi para një rrebeshi të fuqishëm”.

Ish-kryeministri tha se ky vendim erdhi pas daljes së përgjimeve, për blerjen e votave.

“Opozita, edhe pse një pjesë e raportit të 2017 ishte negativ, opozita u fut në Parlament. Pas kësaj dolën përgjimet. Nëse dosjet, zbardheshin dhe përgjegjësit ndëshkoheshin sot opozita do kish qenë në parlament. Por çfarë ndodhi, brenda 24 orëve Edi Rama ekzekutoi vendimin e opozitës”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular