Kryesia e Federates Panshqiptare e Amerikes Vatra zhvilloi homazhe për Kryepiskopin (Mitropolit) Nikonin, I Bostonit, New England dhe Kryediqezes Shqiptare.
Fjetja me Zotin e Kryepiskop Nikon ishte nje lajm i trishtuar per mbare boten orthodhokse shqiptare, por vecanerisht për Federaten Vatra me te cilen Kryepiskopi Nikon dhe vellai i tij i Nderuar, At Arthur Liolin, Kryekancelari i Kishes se Shen Gjergjit kane nje marredhenie te vecante.
Federata Panshqiptare Vatra kishte nderin te hapte keto homazhe te cilat u pasuan nga nje sere organizatash te tjera dhe pjestare te komunitetit.
Vetem para disa muajsh nje perfaqesi e Federates Vatra u prit me nderime teper te vecanta ne Kishen e Shen Gjergjit ne Boston, ku edhe pati disa shkembime idesh dhe bisedime për zhvillimet me te fundit ne komunitetin shqiptaro- amerikan dhe ngjarjet ne Shqiperi.
Largimi i Kryepiskop Nikon eshte nje humbje e madhe per besimtaret orthodhokse, por jo vetem, e njekohesisht nje boshllek per plotesimin e te cilit do te duhet mjaft kohe.