Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga kancelarja Angela Merkel, në kuadër të vizitës së tij për të marrë një ‘Po’ nga qeveria gjermane, për çeljen e negociatave të Shqipërisë për BE.
Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar një video ku shihet se Merkel e pret përzemërsisht Ramën, ndërsa më pas hyjnë së bashku në Kancelarinë Federale.
“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë🇦🇱🇩🇪🇪🇺”, shkruan Rama ne videon qe ka postuar ne ‘Facebook’.