Arena Kombëtare gjymtohet nga Qendra Tregtare e klanit Rama! Kjo qendër ha njërën tribunë të stadiumit dhe një pjesë të fushës!” Ky është denoncimi i ri edhe më fortë që ka bërë sot, ish-kryeministri Sali Berisha, në adresë të stadiumit kombëtar, që po propagandohet me bujë nga Kryeministrit. “Lexoni akuzat e rënda dhe shikoni foton e qytetarit dixhital,” ka ftuar Berisha në vijim të denoncimit të ri në Fb.
Përshëndetje z. Berisha.Po ju shkruaj për të denoncuar gjymtimin e Arenës Kombëtare për llogari të klanit Rama.Përveç kullës 27- katëshe që keni denoncuar edhe ju dhe që të gjithë e flasin si kullë të klanit Rama, në mënyrë pothuajse të fshehtë del se 1/3 e Arenës Kombëtare e ka marrë Qendra tregtare, e cila thuhet se është e tëra pronë e klanit Rama.Për shkak të ndërtimit të saj, Arena nuk do të përdoret për gara atletike sepse është zvogëluar fusha, përveç kësaj qendra e klanit Rama ka zhdukur njërën tribunë të Arenës Kombëtare.Stadium skandaloz. Rëndësi ka që qendra e tij të dilte mirë, po stadiumi gjysmak si përherë.Dhe tani Rama na mburret me qendrën tregtare familjare.E mbante të fshehtë në videot tri dimensionale, por tani dalin pamjet që tregojnë se çfarë stadiumi ka bërë.Më mirë të quhet Qendra Tregtare Rama dhe fushë stërvitje e Kombëtares, sepse në fakt kështu e kanë katandisur.Me respekt.
PAMJET E MARRA SE FUNDMI NGA ARENA KOMBETARE