Mëngjesin e sotëm, Edi Rama, ka shpërndarë një video propagandistike ku tregon se si ai ka reaguar pas një letre të një nxënëseje të klasës sw 6-të nga Kurbini, e cila ankohet për kushtet skandaloze të shkollës së saj “Demokracia” në Kurbin, duke rregulluar ambientet.
“MIRËMËNGJES dhe me rastin frymëzues të Deas së vogël që i shkruajti platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe zgjidhi një problem që shqetësonte atë dhe bashkëmoshatarët e saj, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama shoqëruar edhe me pamjet e punës së bashkisë në këtë shkollë.
E vërteta është se kryeminstri me këtë lloj propaganda vazhdon që të bëjë autogola, pasi tregon mënyrën se si punon qevrisja e tij. Shkollën duhet ta rregullonte me kohë bashkia dhe institucionet përgjegjëse dhe jo kryeminstri i vendit nëpërmjet televizonit personal, duke shfrytëzuar për propagandë edhe fëmijë të mitur.
Në “filmin” më të fundit të ERTV tregohet, se si bashkia Kurbin pas letrës së vogëlushes ka çuar disa karroca zhavorr dhe një mjet në shkollën “Demokracia” në Mamurras për ta rikonstruktuar.
Por si ndodhi kjo mrekulli?!
Vetëm duke i shkrua Dea e vogël kryeministrit Edi Rama. Nëse nuk do ta bënte këtë, shkolla “Demokracia” do të vazhdonte të priste edhe këtë vit shkollor fëmijët me kushte mesjetare. Pra kemi vetëm udhëheqësin që me një urdhër zgjidh gjithçka, kurse institucionet e tjera përgjegjëse, Ministria e Arsimit, bashkia nuk ekzistojnë. Pas kësaj prodhohet edhe filmi; ERTV paraqet…
I revoltuar, Indrit Vokshi, një nga të politikanët e rinj të opozitës me këtë rast ka shkrua në profilin e tij në FB:
“Me ketë ndodhi del e vërteta e neveritshme mbi Kurbinin; bashkia e Kurbinit vepron vetëm po i dha urdhër Edi Rama me qëllime propagandistike, për tu thënë shqiptarëve se unë u përgjigjjem letrave të fëmijëve. Po nëse nuk niset letër? Askush nuk ndërhyn. Bashkia Kurbin nuk ka një plan për mirëmbajtjen e shkollave, as ka pasur katër vitet e shkuara. Kjo bashki vepron vetëm kur Edi Rama ka sebep, jo kur qytetarët kanë nevojë. Po të mos e kishte urdhëruar Rama ata as do ta kishin mësuar kurrë se ekziston shkolla “Demokracia”. Po shkollat e tjera të Kurbinit? A duhet të shkruajnë letra nxënësit e secilës shkolle? Pa dyshim. Le t’i nisin letër të gjitha shkollat dhe do të zbulohet shëmtia e tij dhe e bashkisë kur të përgjigjen: “Sbëhen të gjitha për një ditë” megjithëse katër vitet e shkuara, jo një ditë, nuk ndërtuan asgjë. Kurbini dokumentohet me shkollë qysh në vitin 1634, shkolla seminar e Gallatës. Ndaj kjo krahinë dhe kjo bashki duhet ta kenë kujdesin për shkollën, organik, të brendshëm, të vetin dhe për vete, jo të çojnë një fadromë, dy furçe bojë e dy lopata vetëm kur urdhëron Edi Rama apo kushdoqoftë kryeministër. Le të nisim letra për secilën shkollë dhe ta shohim a do i rindërtojë!”.