Eshte siguruar dosja e plotë të Prokurorisë për operacionin “Limit”, i cili goditi katër banda kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke çuar pas hekurave 58 trafikantë.
Nga përgjimet e Prokurorisë, pjesë e këtyre bandave, që vepronin si një grup i strukturuar kriminal, rezulton të ketë qenë edhe një grua, me emrin Miranda, e cila është bashkëshortja e Genc Bamllarit, xhaxhait të kreut të një prej bandave, Olgert Bamllarit.
“BalkanWeb” sjell më poshtë bisedën mes Mirandës dhe Olgertit, të cilët diskutojnë me njëri-tjetrin, teksa gruaja e paralajmëron kreun e bandës të mos flasë më, sepse po u përgjohen celularët.
Miranda: Miranda jam
Olgert: E Miranda, çar bën? Si je?
Miranda: Hiç
Miranda: Sapo erdha nga puna dhe!
Olgert: Çarë
Miranda: Dëgjon o dëgjon, përgjohen telefonat tëra e!
Olgert: Hë?
Miranda: Edhe timin e kanë marrë, të Gencit e kanë marrë
Olgert: Po pse?
Miranda: Erdhën brenda, nuk e di. Nga telefonatat gjetën, s’kishte kallëzuar njëri…në drekë erdha.
Olgert: Erdhën në shpi
Miranda: Kontrolluan. Në shpi po…