Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar përmes një postimi në facebook të gjithë nxënësit që sot nisin shkollën. Ndërsa ka uruar për një vit të mbarë e të ndriçuar nga drita e dijes, bashkë me urimin për nxënësit Kreu i PD, ka dhënë edhe mesazhin politik, ndërsa shkruas se lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë.
Postimi i plotë:
Të dashur nxënës, prindër dhe mësues, ju uroj nga zemra vit shkollor të mbarë dhe të ndriçuar nga drita e dijes! Lulet që mbajnë sot vogëlushët në duar janë simboli i shpresës dhe besimit tek një e ardhme më e mirë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, që nuk do të vonojë!