BallinaAktualitet‘Rama hiqet si piktor me të huajt, këtu bashkëpunon me kriminelët’

‘Rama hiqet si piktor me të huajt, këtu bashkëpunon me kriminelët’

spot_img
spot_img

Analisti Fatos Lubonja, tha në News 24, se politika nuk është aspak e shqetësuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi do të punonte për të plotësuar kushtet dhe për të përmirësuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

“Po të ishte e shqetësuar politika për integrimin, në kuptimin e vërtetë të fjalës, që të bëjmë një Shqipëri me standarde evropiane sa më shpejt, atëherë po të isha në vendin e tyre do thoja të rregulloj shtëpinë, t’i bëj gjërat gati sa më shpejt, në aspektin e ekonomisë, shëndetësisë, arsimit … Por nëse ti vë kriminelët kryetarë bashkie, si mund të jesh i shqetësuar. Pyetja është, po opozita a është vërtet e shqetësuar? Për mendimin tim kjo situatë është rezultat i një inkubatori që ka prodhuar krim në mënyrë të vazhdueshme.

Më tej, Lubonja komentoi dhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Gjermani, ku u takua me Angela Merkel, duke thënë se ishte i gabuar veprimi i tij për t’i dhuruar Kancelares gjermane librin me pikturat e tij. Sipas analistit, Rama është munduar gjithmonë të manipulojë ndërkombëtarët duke u paraqitur si piktor, por që këtu bashkëpunon me kriminelët.

“I kënaqur do jetë, se i kishte dhënë Merkelit një libër me pikturat e veta. Kur shkon si kryeministër, që je përfaqësues i shtetit shqiptar, ço ndonjë pikturë të ndonjë piktori shqiptar, por jo librin tënd, se kërcet kjo. Nuk mund të bësh reklamë mbi këtë. Ai politikën kështu e ka parë, si të manipulojë ndërkombëtarët, si të paraqitet si piktor atje dhe brenda bashkëpunon me kriminelët. Nga pikëpamja e vlerësimit të Shqipërisë nuk besoj të jetë kthyer i kënaqur, ka një mijë pikëpyetje pas. Edhe nëse pranohet, pranohet për të mos u shkëputur nga Maqedonia e Veriut. Shqipëria nuk mund të thuhet kurrsesi se ka bërë hapa para, ne jemi në drejtim të gabuar”, deklaroi Lubonja.

Gjithashtu, analisti Lubonja u ndal dhe te vendimi që Këshilli i Evropës pritet të marrë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian më 18 tetor, duke paralajmëruar një propagandë të madhe politike, por që shqiptarët do vazhdojnë të zhyten në baltë.

“Do ketë propagandë të madhe, do zhurmohet shumë ja prova që kemi bërë hapa përpara. Opozita do marrë një goditje në denoncimet që ka bërë, do kapet te ato kushtet. Shqiptarët do vazhdojnë të qëndrojnë në këtë baltovinë, ku po zhytemi cdo ditë e më shumë”, theksoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular