Për të luftuar korrupsioni në çdo institucion të vendit duke përfshirë edhe sistemin arsimor ekzistojnë struktura të posaçme të shtetit siç janë policia, prokuroria apo zyrat e auditimit në ministrinë e Arsimit. Por duke e ditur dështimin ndaj luftës kundër korrupsionit në të gjithë nivelet (I vënë edhe si kusht i fortë për hapjen e negociatave), Edi Rama, sot ka prezantuar “filmin” e radhës propagandistik.
Nëpërmjet një postimi në Tëitter, ai ka njoftuar nisjen e një fushate kundër korrupsionit në universitete, por mënyra që ka zgjedhur për të bërë këtë është sa qesharake aq dhe e turpshme edhe anti-ligjore.
Kryeministri i vendit fton studentët që të spiunojnë pedagogët dhe drejtuesit e universiteteve dhe nëse e bëjnë këtë, sipas Ramës do të shpërblehet me mos pagesën e tarifave dhe fitojnë një vit bursë!
“Koha për një përshkallëzim të ri kundër korrupsionit! Po punojmë për një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit. Një ide në diskutim është:Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdoqoftë,zeron tarifën e merr bursë njëvjeçare!”, shkruan sot Rama.
Deshtimi për të luftuar korrupsionin që e ka instaluar vetë duket se si për shumë gjëra të tjera po e çon tek metodadat e diktaurës.