BallinaAktualitetThellohet skandali me rrugën e “Arbrit”, Gjoka kontratë me shoqërinë e djalit...

Thellohet skandali me rrugën e “Arbrit”, Gjoka kontratë me shoqërinë e djalit të tij, si u bë vlerësimi për punimet

spot_img
spot_img

Thellohet skandali me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” nga kompania “Gjoka Konstruksion”. Për të realizuar një pjesë të ndërtimeve në “përmirësimin, ndërtim operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit” segmenti numër 3, Zall Bastar Dalje-Ura e Vashës si dhe segmenti Ura e Cerenecit- Bllatë, kompania “Gjoka konstruksion” me administrator Rrok Gjokën ka lidhur një kontratë nënkontraktore me shoqerinë e djalit të tij, “Gjoka 87”, me administrator Erind Gjokën.

Kontrata me afat 12 mujor lidhet pikërisht me punimet e konsideruara si të papërfunduara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për të cilat janë marrë paratë nga buxheti i shtetit mbi bazën e dokumenteve të rreme. Për këtë arsye ARRSH kërkoi nisjen e hetimeve për kompaninë e ndërtimit ‘Gjoka Konstruskion’.

Ajo që është e cuditshme është fakti se në këtë kontratë sipërmarrës rezulton shoqeria ‘Gjoka 87’ dhe nënsipermarrës ‘Gjoka konstruksion’, pavarësisht se tenderin për rrugën e Arbrit e ka fituar kjo e fundit.

Konkretisht kompania “Gjoka87” ka vlerësuar si punime të kryera me cilësi të mirë, punimet e realizuara nga shoqëria e babait të tij. Kolaudimi i punimeve është kryer nga shoqëria ‘IKN shpk’ ndërsa mbikëqyrës i punimeve ka qënë shoqëria ‘GR Albania shpk’ dhe ‘Gauff gmbh& CO enginering kg’.

Këto punime janë kolauduar nga datë 27 maj 2019 dhe konsistojne ne realizimin e dy urave dhe tre tuneleve, qe sipas ARRsH jane te paperfunduara. Çmimi total i kontrates nuk eshte percaktuar me shifra te sakta, por theksohet se kjo shifer nuk duhet te kaloje vleen totale te 5 miliarde e 133 mije lekeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular